Zv.Ministri i MZHR-së z.Agon Dobruna me zyrtarët e MZHR-së dhe me delegacionin nga Turqia më datë 21.09.2022 vizituan një prej përfituesve të MZHR-së nga skema e granteve PZHRB 2022 . Lykens M2 Design SH.P.K në Ferizaj me Pronar z.Bashkim Asllani.
Z.Asllani i njoftoj të pranishimit me punën dhe procesin e prodhimit të cilën e realizon kompania e tij si dhe falenderoj MZHR për përkrahjen nga skema e granteve PZHRB 2022.
Delegacioni nga Turqia ishte në përbërje Z. Muhammet Bilal MACİT, Menaxher i Përgjithshëm i Stimujve për Kërkim dhe Zhvillim; Z. Coşkun ÇEKİCİLER, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Kërkimit dhe Zhvillimit; Z. Mustafa IŞIK, Zëvendës Menaxher i Përgjithshëm i Agjencive Zhvillimore; Z. Mehmet Ali OKUR, Drejtor i Përgjithshëm i Tübitak - Zona e Zhvillimit të Teknologjisë Technopark Qendra Kërkimore Marmara; Z. Faruk İNALTEKİN, Drejtor i Përgjithshëm i Zonës së Zhvillimit të Teknologjisë në Ankara (Bilkent Cyberpark). Gjithashtu nga MZHR ishte zv.Sekretari I përgjithshëm z.Besim Kamberaj, Këshilltari i lartë i Ministrit z.Ergin Bunjaku dhe Muaz Kazazi si dhe Zv.Drejtori i DZHR-së z.Ylber Çitaku.