Zv.Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së z.Besim Kamberaj, këshilltari i lartë i ministrit z.Ergin Bunjaku me zyrtarët e MZHR-së dhe me delegacionin nga Turqia më datë 22.09.2022 vizituan Parkun e Inovacionit dhe teknologjisë ITP në Prizren ku u priten nga një qendër e inovacionit e vendosur në ITP nga z.Enis Qafëleshi Shef ekzekutiv i Markerspace Innovation Center Prizren dhe stafi i tij.
Z. Qafëleshi i njoftoj të pranishimit me punën e Markerspace në kuadër të ITP-së projektet e realizuara si dhe procesin e inkubimit të startup-eve, gjithashtu u bë një vizitë në hapsirat e ITP-së. Përfaqësuesit nga Turqia u shprehën të gatshëm të shkëmbejnë përvojën e tyre me Markerspace Innovation Center Prizren.
Delegacioni nga Turqia ishte në përbërje Z. Muhammet Bilal MACİT, Menaxher i Përgjithshëm i Stimujve për Kërkim dhe Zhvillim; Z. Coşkun ÇEKİCİLER, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Kërkimit dhe Zhvillimit; Z. Mustafa IŞIK, Zëvendës Menaxher i Përgjithshëm i Agjencive Zhvillimore; Z. Mehmet Ali OKUR, Drejtor i Përgjithshëm i Tübitak - Zona e Zhvillimit të Teknologjisë Technopark Qendra Kërkimore Marmara; Z. Faruk İNALTEKİN, Drejtor i Përgjithshëm i Zonës së Zhvillimit të Teknologjisë në Ankara (Bilkent Cyberpark). Gjithashtu nga MZHR Muaz Kazazi këshilltar i ministrit si dhe Zv.Drejtori i DZHR-së z.Ylber Çitaku.