Më datë 18.10.2022 u mbajt takimi i parë për hartimin e Planit të ri të Veprimit 2023-2025 të Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030 organizuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal në partneritet me UN-Habitat.
Takimin e drejtoi Kryesuesja e Grupit Punues znj. Refike Sülçevsi – Drejtoreshë e Integrimeve Evropiane dhe Koordinim të Politikave së bashku me znj.Besnike Kocani- përfaqësuese nga UN-Habitat, prezent ishin anëtarët e Grupit Punues nga Ministria e Zhvillimi Rajonal, Ministritë e Linjes, Agjencionet Zhvillimore (AZHR-të) dhe përfaqësuesit nga UN-Habitat.
Qëllimi i këtij takimi ishte Metodologjia:Vlerësimi i zbatimit të Planit të Veprimit të SZHR-së 2020-2022, si dhe Hartimi i Planit të ri të Veprimit 2023-2025 për Strategjinë e Zhvillimit Rajonal 2020-2030.
Znj. Refike Sülçevsi prezantoi Planin e aktiviteteve, ndarjen e detyrave si dhe afatet kohore, të gjithë antarët e grupit diskutuan dhe dhanë kontibutin e tyre në lidhje me Hartimin e Planit të Veprimit 2023-2025 të Strategjisë së Zhvillimit Rajonal 2020-2022, anëtarët e Grupit Punues shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim me Ministrin e Zhvillimit Rajonal.
Si konkluzion nga ky takim doli që në takimin e radhës të finalizohet vlerësimi i zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë së Zhvillimit Rajonal 2020-2022 dhe Hartimi i Planit të ri të Veprimit 2023-2025 të SZHR-së 2020-2030.