Ministri i Zhvillimit Rajonal (MZHR-së) z.Fikrim Damka sot me datë 18.10.2022 realizoj takim pune me Kryetarin e komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj.
Qëllimi i takimit ishte nënshkrimi i aneks-kontratës për projektin “Ndërtimi i i objektit të Trashëgimisë Kulturore” në Deçan.
Ministri z.Damka dhe kryetari komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj pas nënshkrimit të aneks- kontratës vizituan vendin ku janë duke u zhvilluar punimet e këtij projekti dy (2) vjeçar i bashkë financuar nga MZHR.
Ministri i Zhvillimit Rajonal, z.Fikrim Damka, theksoi që dikasteri që ai e drejton do të bashkëfinancojë edhe me projekte tjera këtë komunë, sikur që tha se "Qeveria e Kosovës vazhdon të mbështesë projektet të cilat janë të kategorisë së investimeve kapitale. Kryetari i Komunës së Deçanit falënderoi Ministrin Damka, për mbështetjen e dhënë për realizimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë, i cili do të promovoj më së miri vlerat kulturore të qytetit të Deçanit.
Ministri z. Fikrim Damka gjatë vizitës u shoqërua nga z.Besim Kambjeraj – zv.Sekretar i Përgjithshëm, Ercan Şilik – Keshilltari i Ministri, z. Ylber Çitaku – zv. Drejtor i DZHR-së dhe znj. Arta Maloku – Udhëheqëse e DKP-së.