Sot me datë 20 Tetor 2022, Departmenti për Planifikim dhe Analiza Socio Ekonomike Rajonale (DPASER) në bashkëpunim me Agjensionin për Zhvillim Rajonal Jug (AZHR Jug), realizuan takimin e përbashkët me Drejtoritë për Zhvillim Ekonomik si dhe përfaqësues nga Departamenti i Turizmit të secilës komunë ku u konsultua draft dokumenti ’ Kriteret për brendimin e rajoneve zhvillimore’.
Brendimi i rajoneve zhvillimore ka si qëllim krijimin e identitetit duke zbatuar praktika nga marketingu, duke siguruar se procesi nuk krijon konkurencë në mes të rajoneve në kuptimin e parandalimit apo krijimit të pengesave në mes të rajoneve zhvillimore.
Qëllimi i prezantimit të këtij dokumenti është diskutimi i kornizes për përcaktimin e kritereve për zhvillimin e resurseve (materialeve për brendim) të cilat do të shfrytëzohen për brendimin e tyre, për promovimin e rajoneve zhvillimore duke i bazuar në praktikat e marketigut, krijimin e dy elementeve – vizuale përmes llogove dhe narrativi -tekst.
Në takimin morën pjesë përfaqësues dhe Drejtoritë për Zhvillim Ekonomik nga komunat Prizren, Suharekë, Rahovec, Mamushë, Dragash dhe Malishevë. Gjithashtu takimi u mbështet nga konsultenti i jashtëm z.Berat Abdiu .
Takimi u udhëheq nga përfaqësuesit e Departamentit për Planifikim dhe Analiza Socio Ekonomike ku morën pjesë: znj.Arta Ahameti Xhylani - Drejtoreshë e DFSHP, znj.Vjendita Avdiu Musliu - Udhëheqëse e DZHRB, znj.Fatmire Thaçi -Udhëheqëse e DPR, znj. Arta Maloku - Udhëheqëse e DKP - së dhe znj.Blinda Bytyqi- Konsulente për ZSERB.