Prishtinë, 26 tetor 2022
Ministria e Zhvillimit Rajonal, si institucion përgjegjës për hartimin e politikave për zhvillim rajonal ka hartuar projektligjin për Zhvillim Rajonal të Balancuar, Grupi punues i themeluar nga MZHR, ka finalizuar projektligjin për Zhvillim Rajonal të Balancuar i cili pas përfundimit të konsultimeve publike dhe bashkërendimit ndërinstitucional është procesuar në qeveri për miratim.
Ky projektligj ka për qëllim përcaktimin e parimeve themelore të menaxhimit të zhvillimit rajonal, orientimet, përgjegjësitë e institucioneve, instrumentet financiare si dhe ndërtimin e infrastrukturës ligjore për përcaktimin e rregullave për nxitjen e zhvillimit rajonal të balancuar në Republikën e Kosovës.