Me datë 28.12.2022 u mbajt takimi i Komitetit të Auditimit të Brendshëm (KAB) i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR).
Qëllimi i këtij takimi ishte: Miratimi i Planit Vjetor të DAB-së për vitin 2023 dhe Miratimi i Planit Strategjik të DAB-së për periudhën 2023-2025.
Takimin e drejtoi Kryesuesi i Komitetit të Auditimit të Brendshëm në MZHR z. Xhevat Sefaj.
Udhëheqësja e Divizionit të Auditimit të Brendshëm në MZHR znj. Sabajete Kabashi prezantoi draft- Planit Vjetor të DAB-së për vitin 2023 si dhe Planit Strategjik të DAB-së për përiudhen 2023-2025.
Takimi përfundoi duke nxjerrë konkluzionet: DAB të realizoj Planin Vjetor për vitin 2023 si dhe Planin Strategjike 2023-2025 sipas afateve të planifikuar.
Në takim morën pjesë: znj.Sabajete Kabashi- Udhëheqëse e Divizionit të Auditimit të Brendshëm, z.Xhevat Sefaj- Kryesueses i Komitetit të Auditimit të Brendshëm, z.Zejnullah Gylderen- Anëtar i KAB dhe z.Shaqir Haliti- Anëtar i KAB.