Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri z.Fikrim Damka, sot më datë 26 Janar 2023 ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Drenasit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2023 për projekte të investimeve kapitale.
Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:
- “Rregullimi i parkut dhe shtigjeve për këmbësor biçiklist në parkun e Kamenicës - Komuna e Drenasit”
Kryetari i komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.