Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri z.Fikrim Damka, sot më datë 31 Janar 2023 ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Kllokotit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2023 për projekte të investimeve kapitale.
Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:
- “ Ndërtimi I ndriçimit rrugor në fshatrat Vërboc dhe Mogillë”
Nënkryetari pë komunitete në komunën e Kllokotit z. Hasan Zeneli, ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.