Sot me datë 06.02.2023, në ambijentet e Komunës së Lipjanit u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes CARITAS-it Zviceran dhe Komunës së Lipjanit, për Projektin “Ndikimi i Rinisë në Mjedis-YENI”
CARITAS-i Zviceran dhe Komuna e Lipjanit nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe CARITAS-it Zviceran në fushat e mbrojtjes së mjedisit.
Ky projekt ka për qëllim që të përmirësoj veprimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit, në kuadër të kësaj marrëveshje. Aktivitetet do të realizohen në tre (3) Shkolla të Mesme të Komunës së Lipjanit, me ç’rast në këto shkolla do të themelohen tre (3) Eko-Klube.
Në këtë ceromoni morën pjesë z. Imri Ahmeti, Kryetar i Komunës së Lipjanit z. Gerhard Schaumberger – Drejtor i Caritasit Zviceran në Republikën e Kosovës, Rasim Hasani, Drejtor për Arsim në Komunën e Lipjanit, z. Bardh Xërxa menaxher i programit Yeni, dhe Kreshnik Uka zv.Udhëheqës i Divizionit për Koordinim të Zhvillimit Rajonal në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
Të pranishmit në këtë takim vlerësuan lartë këtë marrëveshje të bashkëpunimi dhe u zotuan se do të punohet me përkushtim në implementimin e këtij projekti i cili do të zhvillohet në tre (3) Shkolla të Mesme të Komunës së Lipjanit.
Projekti YENI bashkë-financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal e Kosovës dhe CARITAS-i Zviceran dhe do të mbulojë periudhën deri në fund të vitit 2024.