Më 07.02.2023, në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut u pritën Zv. Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Agon Dobruna, Zv. Sekretari i Përgjithshëm Z. Besim Kamberaj dhe Shefi i Kabinetit Yildiray Bayram, të cilët u mirepritën nga ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë znj. Shpresa Jusufi.
Në takim u diskutua për sfidat dhe mënyrat më të mira të bashkëpunimit të tyre në fushën e zhvillimit rajonal, si dhe format e kontributit që mund të japim në projektet dhe inicaiativat e përbashkëta rajonale.