Me datë 28.02.2023, Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka priti në takim Ambasadorin e ri Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Tunç Angılı.
Ministri z. Damka, i uroj mirëseardhje ambasadorit të ri të Turqisë, z. Tunç Angılı. Në këtë takim fillimisht u bisedua për marëdhëniet shumë të mira në mes të të dy vendeve. Me ket rast, Ministri Damka shprehu mirënjohje për ndihmën dhe kontributin e dhënë Kosovës nga populli dhe shteti turk.
Gjithashtu, Ministri Damka i shprehu ngushëllime ambasadorit turk për të gjitha viktimat nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë.
Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e zhvillimit rajonal.