Në kuadër të takimeve zyrtare në Slloveni, Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Damka së bashku me delegacionin nga Komisioni per Administrate publike pushtet lokal, media dhe zhvillim rajonal të Kuvendit, Ambasadori z. Sadiku, stafi i MZHR-së dhe AZHR Perëndim kanë realizuar takim pune me Ministrin e Kohezioni dhe Zhvillimit Rajonal te Sllovenise, z. Aleksander Jevshek dhe stafin e tij.
Gjatë takimit delegacioni u njoftua nga Ministri z. Jevshek për punën dhe politikat e Ministrisë së Kohezionit dhe Zhvillimit Rajonal dhe programet e Transnacionale.
Temat kryesore të bisedimeve ishin struktura institucionale, legjislacioni dhe financimi i zhvillimit rajonal, programet transnacionale si dhe shfrytëzimi i fondeve të kohezionit evropian në Slloveni.