Në kuadër të takimeve zyrtare në Slloveni, Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Damka së bashku me delegacionin nga Komisioni për Administratë publike, pushtet lokal, media dhe zhvillim rajonal të Kuvendit, Ambasadori z. Sadiku, stafi i MZHR-së dhe AZHR Përendim kanë realizuar takim pune me Anëtarët e komisionit për ekonomi dhe anëtarët e komisionit për çështje të Bashkimit Evropian të parlamentit të Sllovenisë, ku u priten nga Kryetarja e Komisionit për Ekonomi znj. Bojana Muršič (PS SD) dhe Kryetari i Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian z. Franc Breznik (PS SDS).
Gjatë takimit Ministri Damka theksoj vizionin e Ministrisë në rrugëtimin e antarësimit në programe të BE-së ku mori edhe zotimin e përfaqësuesve të kuvendit të Sllovenisë.
Gjithashtu deputetët nga komisioni parlamentar nga Republika e Kosovës z. Valon Ramdadani-kryesues i komisionit dhe deputetët tjerë znj.Fidan Brina JIlta, z.Nijazi Isaku, Isak Shabani dhe z.Agim Veliu diskutuan së bashku me deputetët nga parlamenti i Sllovenisë.
Temat kryesore të bisedimeve ishin struktura institucionale, legjislacion i zhvillimit rajonal, programet transnacionale-INTERREG si dhe shfrytëzimi i fondeve të kohezionit evropian në Slloveni.