Sot me datë 23.05.2023, MZHR organizoj sesionin informues lidhur me Thirrjen për Propozime të “Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2023” (PZHRB 2023) në gjuhën shqipe dhe serbe.
Ky sesion informues kishte për qëllim dhënien e informacioneve më të detajuara për aplikantët potencial që kanë për synim fillimin e një biznesi të ri (kategoria Start Up), si dhe për ndërmarrjet/bizneset ekzistuese, duke sqaruar procedurat, afatet dhe kriteret e përcaktuara për aplikim në këtë thirrje.
Në këtë sesion informues morën pjesë një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve të cilët kishin mundësinë të parashtronin pyetje lidhur me aplikimin në këtë Thirrje..
Sesioni informues u drejtua nga z.Butrint Marmullaku - Zv.Udhëheqës i Divizionit për Menaxhimin e Projekteve dhe Z.Amill Vellija - Zyrtar monitorues.