Më datë 12.06.2023 Ministria e Zhvillimit Rajonal e përfaqësuar nga z. Arbnor Sadiku-Udhëheqës i Divizionit për Integrime Evropiane po merr pjesë në video-konferencën - Java e 2-të e mbështetjes EUSDR organizuar nga programi transnacional Danub.
Video-konferenca në fjalë kishte fokus tema komplekse dhe nder-sektoriale, koncepti i EUSDR i javës së mbështetjes thekson, rëndësinë e dialogut, shkëmbimin dhe koordinimin kur bëhet fjalë për nevojën për të harmonizuar financimin në të gjithë burimet e financimit dhe duke krijuar sinergji ndërmjet aktorëve të ndryshëm makro-rajonal.
Në fund të video-konferencës u potencua se bashkëpunimi rajonal dhe trans-nacional është rruga të cilën duhet ndjekur anëtaret e EUSDR-së, për një rajon Danubian më të zhvilluar dhe konkurrues.