Ministria e Zhvillimit Rajonal, më datë 07.07.2023, mbajti punëtorinë një ditore me qëllim të prezantimit të ”Realizimi i Planit të punës dhe sfidat e MZHR-së për vitin 2023”
Në punëtori morën pjesë: Ministri z.Fikrim Damka, z. Ali Tafarshiku -zv.Ministër, z.Besim Kamberaj – zv.Sekretari i Përgjithshëm, këshilltaret politik të Ministrit si dhe Drejtorët e Departamenteve , Udhëheqës të Divizioneve dhe Njësive të Veçanta dhe zyrtarët e MZHR-së.
Fillimisht, Ministri z.Fikrim Damka falënderojë të gjithë punonjësit e Ministrisë për bashkëpunimin dhe angazhimin e lartë. Ministri theksoi që MZHR gjatë kësaj periudhe ka pas edhe vlerësime pozitive nga organizatat të ndryshme sa i përket transparencës, këtë vit është miratuar në kuvend në lexim të parë si dhe ka kaluar procedurat edhe në komisione parlamentarë në lexim të dytë Projekt- Ligji për Zhvillim Rajonal të Balancuar, kemi arritur që për tri programet ti lansojmë thirrjet që lanson MZHR-së, janë përfunduar një varg dokumentesh e analizash që krijojnë një dokumentim solid për fushë e zhvillimit rajonal, dhe së fundmi është miratuar në qeveri edhe plani i veprimit të strategjisë për zhvillim rajonal 2023-2025.
Punëtoria në fjalë, u realizua mbi bazën e një axhende të ngjeshur të ndarë në katër (4) Sesione, ku në sesionin e parë sipas agjendës u realizua prezantimi i të arriturave dhe sfidave në përmbushjen e planit gjashtë mujorë të punës së vitin 2023, prezantim ky që u realizua nga z.Besim Kamberaj -zv. Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së.
Në sesionin e dytë dhe të tretë të punëtorisë u realizuan prezantime për të arriturat dhe sfidat përmbushjen e planit të punës së vitin 2023 nga të gjitha departamentet dhe divizionet e veçanta të MZHR-së.
Në sesionin e katërt (4) dhe të fundit u diskutuan aktivitete kryesore të MZHR-sësi dhe hapat e ardhshëm për v.2023.