Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR) z.Ali Tafashiku më datë 23 Gusht 2023 realizoi vizitë zyrtare në komunën e Podujevës ku u prit nga kryetari i kësaj komune z. Shpejtim Bulliqi.
Vizita kishte për qëllim për të parë për së afërmi procesin e punimeve në projektin:
- “Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve”
Projekti ka vlerën prej 1,165,575.47 euro financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëfinancim me komunën e Podujevës.
Kryetari i komunës së Podujevës z. Shpejtim Bulliqi falënderoi zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafashiku për vizitën dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.
Zëvendësministri z.Tafashiku dhe kryetari z. Bulliqi shprehen gatishmëri që të vazhdojë komunikimi për bashkëpunim mes MZHR-së dhe komunës së Podujevës në të ardhmen për programet që lanson MZHR.