Më datë 18 Dhjetor 2023, Ministria e zhvillimit Rajonal mbajti konferencën e fundvitit: ‘’Të arriturat, orientimet strategjike dhe sfidat në fushën e zhvillimit rajonal të balancuar”
Ceremonia e Konferencës u hap nga Ministri z.Fikrim Damka, i cili fillimisht falënderoi të pranishmit dhe theksoi që është kënaqësi e veçantë që në këtë fundvit Ministria e Zhvillimit Rajonal ndan me të pranishmit ne konference progresin e saj përgjatë vitit 2023, rezultatet e të cilit progres mbështetën në punën e përbashkët që e kemi realizuar gjatë këtij viti.
MZHR gjatë viti 2023 ka pas vlerësime pozitive nga organizatat e ndryshme sa i përket performancës së ministrisë gjithashtu edhe transparencës. MZHR në planin Planin Kombëtar për Zhvillim MZHR kontribuon në dy masa strategjike me gjithsejt 8 veprime për zbatimin e këtyre masave dhe bazuar në të dhënat e fundit MZHR ka arritur që me sukses ti përmbyll të gjitha veprimet e planifikuara për v.2023.
Në Ministri z.Damka falënderoj të gjithë stafin e MZHR-së për punën dhe përkushtimin, partnerët vendor dhe ndërkombëtarë, si dhe shprehi gatishmërinë për një bashkëpunim edhe më të gjërë gjatë viteve në vijim.
Në konferencë të pranishëm ishin: Ministri i Zhvillimit Rajonal, zëvendës Ministra, kryetarë të komunave, partner dhe bashkëpunëtorë, media, si dhe stafi i MZHR-së.