Sot më datë 24.01.2024, Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri realizoi takim me kryetarin e Bashkisë së Hasit z.Miftar Dauti.
z. Tafarshiku dhe z. Dauti, gjatë këtij takimi diskutuan për bashkëpunimin dy palësh, konkretisht diskutuan rreth realizimit të projektit "Tregu i përbashkët" që do ndërtohet në Gjakovë, si dhe projekteve që janë në realizim të punimeve që lidhin fshatin Dobrunën me fshatin Goden të Gjakovës, si dhe projekti i rrugës Goruzhub – Cahan .
Gjithashtu kryetari z. Dauti e njoftoi zv.ministrin z.Tafarshiku për projektin e financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës - ndërtimi i projektit "Shtegu i Lirisë" me staza për çiklizëm dhe ecje ku lidhen Kruma me Pashtrikun.
Palët u dakorduan për bashkëpunim në mes dy vendeve dhe për fushat në të cilat synojmë t’i forcojmë bashkëpunimit për realizimin e projekteve ndërkufitare me qëllim të avancimit të zhvillimit socio–ekonomik rajonal të balancuar.