Në kuadër të projektit YENI i bashkë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran zyra në Kosovë, Ndikimi i Rinisë në Mjedis. Më datë 31.01.2024, Eko Klubi i Shkollës së Mesme “Gjimnazi i Specializuar Matematikor” në Prishtinë në bashkëpunim me partnerin implementues GAC ka zhvilluar dhe realizuar projektin mjedisor.
Qëllimi i këtij aktiviteti është që të përurohet zbatimi i projektit të Eko klubit të shkollës së mesme “Gjimnazi i Specializuar Matematikor” në Prishtinë dhe të promovohen investimet e përfunduara në kuadër të projektit - Ndikimi i Rinisë në Mjedis.
Me atë rast, moderimin dhe prezantimin e projektit e kanë bërë nxënësit e Eko Klubit të shkollës, si dhe të pranishmit i kanë përshëndetur me fjalë rasti; Drejtoresha e shkollës nikoqire, znj. Fahrije Ratkoceri; Përfaqësuesi i MZHR z. Shani Hamitaga; Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Kulturë nga Komuna e Prishtinës, z. Hajzer Idrizi; Menaxheri i projektit YENI nga Caritasi Zviceran, z. Bardh Xerxa; si dhe Përfaqësuesi i OJQ “GAC”, z. Adhurim Hoxha.