Sot më datë 20.02.2024, Ministri i Ministrisë për Zhvillimit Rajonal vizitoi komunën e Rahovecit ku u prit nga kryetari i kësaj komune z Smajl Latifi me bashkëpunëtorë.
Takimi ishte me karakter pune, fillimisht kryetari z.Latifi e falënderoj Ministrin z.Damka për vizitën, me pastaj foli për zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Rahovecit me theks të veçantë punët që po bëhen në projekte të caktuara, vështirësitë me të cilat po përballen, potencialin dhe mundësitë që ka Komuna e Rahovecit.
Ministri i MZHR-së z.Damka, kryetarin Latifi e njoftoj në pika të shkurta me të arriturat e deritanishme dhe synimet e Ministrisë që ai drejton, në veçanti për Programin për Zhvillim Rajonal dhe mundësit e bashkëpunimit në të ardhmen për të përkrahur Komunën e Rahovecit me projekt propozime, projekte konkrete që kanë impakt të drejtpërdrejt në zhvillimin socio-ekonomik rajonal.
Ministri z.Damka shoqërohej nga UD.Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së z.Besim Kaberaj, Ercan Şilik – Këshilltari i Ministri, dhe Ylber Çitaku – UD. Drejtor i DZHR-së.