Ministri i Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka ka pritur sot në takim zëvendësministrin e ri të Zhvillimit Rajonal z. Elldin Uglari dhe znj.Duda Balje – Kryetare e Partisë SDU .
Ministri z.Damka i ka uruar mirëseardhje zv.ministrit z.Uglari, të cilin e njoftoi për së afërmi me objektivat e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, zhvillimin e programeve socio-ekonomike që implementon Ministra e Zhvillimit Rajonal.
Në anën tjetër zv.ministri z.Uglari shprehu gatishmërinë për angazhimin e tij në realizimin e synimeve strategjike të MZHR-së.