Ministri i Ministrisë se Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka, më datë 05.03.2024 ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Drenasit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2024 për projekte të investimeve kapitale.
Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:
- “Rregullimi i parkut dhe shtigjeve për këmbësor, biciklistë në parkun e Kamenicës- Komuna e Drenasit, faza e dytë”
Kryetari i komunës së Drenasit z.Ramiz Lladrovci ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.