Sot më datë 15.03.2024 është bërë nënshkrimi i radhës në kuadër të Projekteve Investuese të Diasporës ndërmjet Hector SH.P.K. (Kosovë) dhe partnerit nga diaspora Express Protection GmbH (Zvicer), si pjesë e projektit Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë (MARDI), përkatësisht komponentës së tretë të projektit, ku pjesëmarrës në nënshkrimin e kësaj marrëveshje ishte prezentë znj.Erlina Llabjani – Udhëheqëse e divizionit për koordinim të politikave përfaqësuese nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.
Kjo marrëveshje i mundëson kompanisë lokale Hector SH.P.K. të zhvillojë më tej linjën e përpunimit të drurit dhe zhvillimin e mëtejshëm të brendit te tyre.
Duke përdorur aftësitë, ekspertizën dhe burimet e partnerëve tanë të diasporës, promovohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe afatgjatë në Kosovë.
Projekti MARDI mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeveria e Principatës së Lihtenshtajnit.