Më datë 03.04.2024, Ministria e Zhvillimit Rajonal se bashku me AZHR – Qendër realizuan takim konsultative me bizneset që operojnë në komunën Shtime, në kuadër të aktiviteteve informuese dhe zhvillimore, ka filluar me ciklin e takimeve konsultative me bizneset që operojnë në Republikën e Kosovës.
Qëllimi i këtyre takimeve është informimi për së afërmi me bizneset lidhur me vështirësitë dhe prioritetet e tyre zhvillimore, me qëllim të harmonizimit të kritereve të thirrjes së PZHRB 2024.
Në këtë takim konsultativ morën pjesë një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve të bizneseve të Rajonit Qendër të cilët kishin mundësinë të parashtronin pyetje lidhur me aplikimin në këtë Thirrje.
Në këtë takim morën pjesë : Zëvendësministrat e Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku dhe z.Elldin Uglari, z.Qemajl Aliu – Kryetar i komunës së Shtimes, nënkryetari i komunës, znj.Arta Maloku udhëheqëse e DKP- së znj.Mimoza Tafarshiku –AZHR qendër si dhe përfaqësues Drejtori i Zhvillimit ekonomik ne Komunën e Shtimes.