Sot më datë 07.05.2024, znj. Refike Sulcevsi - drejtoresh e DIEKP-së në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal së bashku me stafin e saj morrën pjesë në takim me znj. Leonora Kusari – Koordinatore Rajonale në BERZH.
Në takimin e mbajtur midis MZHR-së dhe BERZH-it u potencuan mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen për programet e MZHR-së me theks të veçantë programet e përkrahjes së bizneseve përmes trajnimeve të ndryshme të organizuara nga BERZH-i, aktivitet që aktualisht zbatohet nga dyja palët, por në takim u diskutua edhe për zgjerimin e bashkëpunimit edhe me aktivitete të tjera në të ardhmen.