Në kuadër të projektit YENI i bashkë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritasit Zviceran zyra në Kosovë, Ndikimi i Rinisë në Mjedis. Më datë 08.02.2024, Eko Klubi i Shkollës së Mesme Teknike “28 Nëntori” Prishtinë në bashkëpunim me partnerin implementues GAC ka zhvilluar dhe realizuar projektin mjedisor; “Zgjerimi i hapësirave të gjelbra, prodhimi i energjisë elektrike nga panelet solare, reduktimi i gjurmëve të karbonit dhe vetëdijesimi për mjedisin”.
Qëllimi i këtij aktiviteti është që të përurohet zbatimi i projektit të Eko klubit të Shkollës së Mesme Teknike “28 Nëntori” Prishtinë dhe të promovohen investimet e përfunduara në kuadër të projektit - Ndikimi i Rinisë në Mjedis.
Me atë rast, moderimin dhe prezantimin e projektit e kanë bërë nxënësit e Eko Klubit të shkollës, si dhe të pranishmit i kanë përshëndetur me fjalë rasti; Drejtoresha e shkollës nikoqire; Përfaqësuesi i MZHR z. Shani Hamitaga; Menaxheri i projektit YENI nga Caritasi Zviceran, z. Bardh Xerxa; si dhe Menaxheri i projektit OJQ “GAC”, z. Adhurim Hoxha