Republika e Kosovës

Ministria e Zhvillimit Rajonal

SQ EN SR
  • Ballina
  • Ministria
    • Vizioni dhe Misioni
    • Rreth Nesh
    • Ministri
    • Kabineti i Ministrit
    • Zëvendësministrat
    • Sekretari i Përgjithshëm
  • Organizimi
    • Departamenti për Planifikim dhe Koordinim të Zhvillimit Rajonal
    • Departamenti për Performancë dhe Analiza Rajonale
    • Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave
    • Departamenti i Shërbimeve të Përgjithëshme
    • Divizioni i Auditimit të Brendshëm
    • Divizioni për Komunikim Publik
    • Divizioni i Prokurimit
    • Divizioni Ligjor
    • Divizioni për Buxhet dhe Financa
    • Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
    • Organogrami
  • Politika dhe Strategjitë
    • Koncept dokumentet
    • Strategjitë
    • Analizat Socio-Ekonomike
    • Politikat zhvillimore
    • Planet vjetore
    • Raporte Vjetore / Periodike
    • Publikime
    • Programet Zhvillimore
    • Konferenca Ndërkombëtare për Zhvillim Rajonal 2022
    • Plani i Integritetit
  • Legjislacioni
    • Ligjet
    • Udhëzimet Administrative
    • Rregulloret
    • Vendimet
    • Udhëzuesit e brendshëm
    • Memorandumet
  • Rajonet Zhvillimore
    • Rajoni Zhvillimor Qendër
    • Rajoni Zhvillimor Veri
    • Rajoni Zhvillimor Perëndim
    • Rajoni Zhvillimor Jug
    • Rajoni Zhvillimor Juglindje
    • Rajoni Zhvillimor Lindje
    • Rajoni Zhvillimor Jugperëndim
  • Shpallje
    • Ftesa & Njoftime
    • Prokurimi publik
    • Thirrje për propozime
    • Vende pune
    • Pyetje / Përgjigje
  • Lajme
  • Kontakti

Përfaqësues të MZHR-së po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kroaci

Përfaqësues të MZHR-së po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kroaci

17 maj 2024

SHARE
PRINT

Një delegacion i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal ka filluar një vizitë katër ditore në shtetin e Kroacisë. Delegacioni përbëhet nga Zëvendës Ministri i MZHR-së, z. Ali Tafashiku; Shefi i Kabinetit të Ministrit, z. Yildiray Bayram; u.d. Drejtori i Departamentit për Zhvillim Rajonal, z. Ylber Çitaku; u.d. Udhëheqësja e Divizionit për Koordinim të Zhvillimit Rajonal, znj. Kreshnike Arifi dhe Zyrtarja e Lartë për Nisma Rajonale, znj. Gresa Gashi.

Vizita e delegacionit nga MZHR ka filluar me datë 15.05.2024 në qytetin e Pulas, konkretisht në Rektoratin e Universitetit të Pulas, ku delegacioni i MZHR-së u mirëpritë nga Prorektori Prof. Alfiro Barbieri dhe Dekanët e Fakulteteve të këtij Universiteti.

Në takim u diskuta me theks të veçantë mundësia e bashkëpunimit në fushën e studimeve online të studentëve nga Kosova, punës praktike për studentët e sektorit të turizmit dhe ndërmarrësisë - programe këto të financuara nga BE; bashkëpunimin konkret me Universitetete e Kosovës, Odat dhe Shoqatat e Turizmit dhe Hotelerisë.

Në pritje të realizimit të vizitës së dytë, sipas agjendës në qytetin e Pulas delegacionin kërkuan ta takojnë edhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptar atje me ç’rast drekuan në restorantin e njohur të Pulas të cilin e drejtonte z. Engjëll Lekaj. Të pranishëm ishin: Kryetari i Bashkësisë Shqiptare në Rajonin e Istraias z. Rrok Lekaj, Kryetari i Shoqatës së Shqiptarëve nëpër botë z. Sahit Tashefci, Kryetar i Shoqatës së shqiptarve të Pulas z. Selim Mulliqi dhe Kryetari i Shoqatës së shqiptarve të Medulinit z. Atdhe Tanushaj. U biseduan për tema të ndryshme por ajo që binte më së shumti në sy ishte raujta e gjuhës dhe traditës e në veçanti atdhedashuria e tyre.

Vizita në qytetin e Pulas u përmbyll në Agjencin Zhvillimore të Istrias – IDA, ku delegacioni u mirëprit nga Drjtori i kësaj Agjencie, z. Boris Sabatti, dhe u njoftua mbi praktikat e mira që ky Agjencion ka adaptuar për të përfituar nga mjetet e BE-së si dhe për krijimin e hapësirave dhe kushteve që ky Agjencion ofron për Start Up-et duke qene edhe incubator për bizneset e reja.

Dita e parë e vizitës zyrtare në Kroaci, u përmbyll në Zagreb me një darkë pune që Ambasadori i Kosovës në Kroaci, z. Martin Berishaj, kishte organizuar për delegacionin nga MZHR. Në këtë darkë pune ishte prezente edhe ish Deputetja shqiptare në Kroaci, znj. Ermina Lekaj Perlaskaj dhe përfaqësuesi i shoqatës së miqësisë së mire kroate-shqiptare, z. Ante Bačić.

Dita e dytë e vizitës me datë 16.05.2024, së delegacionit nga MZHR, filloj në kompaninë e suksesshme për riciklimin e mbeturinave të qeseve, plastikës dhe letrës “REOMA” e cila udhëhiqej nga z. Fatmir Ademi.

Gjatë vizitës u prezantua në tërësia aparatura digjitale e kompanisë si dhe u shpjegua i gjithë procesi i punës. Me një kapacitet të riciklimit të mbi 200 ton mbeturina dhe me mbi 390 punëtor, kompania “REOMA” ishte lidere në rajonin e Ballkanit Perendimor.

Agjenda u pasua me takimin e radhës në Odën Ekonomike të Kroacisë, meqë rast delegacionit të MZHR-së iu bashkëngjit edhe Ambasadori i Kosovës në Kroaci, z. Martin Berishaj.

Nikoqja e takimit Drejtoresha e Odës Ekonomike të Kroacisë znj. Andrea Vukojevic, gjatë takimit shprehu vullnetin e plotë dhe gadishmërin për të ofruar bashkëpunim dhe ndihm në sektor të ndryshëm si: tekstilit, plastikës, metaleve dhe turizmit por me theks të veçant në hartimin e projekteve të BE-së.

Fakultetit Ekonomik i Zagrebit ishte vendndalesa e radhës për delegacionin nga MZHR, meqë rast nikoqir i takimit ishte Prodekani Prof. Dr. Sc. Jakša Kristo, i cili shprehu përkushtim dhe gadishmëri për bashkëpunime konkrete në formimin e programeve të përbashkëta edukative, pjesëmarrjen e studentëve në shkollën verore në Dubrovnik, studimet post diplomike dhe me theks të veçant në fushën e akreditimit në programet internacionale.

Agjenda e delegacionit nga MZHR vazhdoi në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Kroaci, ku përveç Ambasadorit Berishaj në takim ishin edhe ish deputetja shqiptare në Kroaci znj. Perlaskaj si dhe ish Ministria e Punëve të Jashtme të Kroacisë znj. Bianka Matkovic. Në këtë takim u diskutua gjerësisht mbi gjithë rrugëtimin e shtetit kroat në integrimin në BE por edhe në sfidat që shteti kroat kishte përpara vetës lidhur me këtë integrim.

Znj. Bianca shprehu gatishmërin e bashkëpunimit me qëllim të eleminimit të gabimeve për shtetin e Kosovës, që të mos i përsërisë ato që shteti kishte bërë.

Agjenda e ditës së dytë u përmbyll në ambientet e Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, ku nikoqir i takimit ishte z. Esat Çollaku me bashkëpunëtor.

Gjatë gjithë kohës delegacionin e MZHR-së e shoqëroj Atashehu për Migracion z. Sefedin Kuçi nga Ambasada e Kosovës në Kroaci.

Lajme të tjera

Ministri Damka viziton Komunën e Ferizajt Ministri Damka viziton Stacionin e Autobusëve në Mitrovicë Ministri Damka viziton Komunën e Gjakovës Ministri Damka viziton Komunën e Podujevës

Ministria

  • Organizimi
  • Politika dhe Strategjitë
  • Shpallje
  • Lajme
  • Kontakti

Shpalljet

  • Ftesa & Njoftime
  • Prokurimi publik
  • Vende pune

Vegzat

  • Flamuri i Republikës së Kosovës
  • Kushtetuta e Republikës së Kosovës
  • Presidenti i Republikës së Kosovës
  • Kuvendi i Republikës së Kosovës

Adresa

  • Kati: X Ndërtesa ish Rilindja, Prishtinë
  • Tel: +383(0)38 200 64 526
  • arta.maloku@rks-gov.net
  • mzhr.rks-gov.net

© 2025 MZHR | Ministria e Zhvillimit Rajonal

logo