Republika e Kosovës

Ministria e Zhvillimit Rajonal

SQ EN SR
  • Ballina
  • Ministria
    • Vizioni dhe Misioni
    • Rreth Nesh
    • Ministri
    • Kabineti i Ministrit
    • Zëvendësministrat
    • Sekretari i Përgjithshëm
  • Organizimi
    • Departamenti për Planifikim dhe Koordinim të Zhvillimit Rajonal
    • Departamenti për Performancë dhe Analiza Rajonale
    • Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave
    • Departamenti i Shërbimeve të Përgjithëshme
    • Divizioni i Auditimit të Brendshëm
    • Divizioni për Komunikim Publik
    • Divizioni i Prokurimit
    • Divizioni Ligjor
    • Divizioni për Buxhet dhe Financa
    • Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
    • Organogrami
  • Politika dhe Strategjitë
    • Koncept dokumentet
    • Strategjitë
    • Analizat Socio-Ekonomike
    • Politikat zhvillimore
    • Planet vjetore
    • Raporte Vjetore / Periodike
    • Publikime
    • Programet Zhvillimore
    • Konferenca Ndërkombëtare për Zhvillim Rajonal 2022
    • Plani i Integritetit
  • Legjislacioni
    • Ligjet
    • Udhëzimet Administrative
    • Rregulloret
    • Vendimet
    • Udhëzuesit e brendshëm
    • Memorandumet
  • Rajonet Zhvillimore
    • Rajoni Zhvillimor Qendër
    • Rajoni Zhvillimor Veri
    • Rajoni Zhvillimor Perëndim
    • Rajoni Zhvillimor Jug
    • Rajoni Zhvillimor Juglindje
    • Rajoni Zhvillimor Lindje
    • Rajoni Zhvillimor Jugperëndim
  • Shpallje
    • Ftesa & Njoftime
    • Prokurimi publik
    • Thirrje për propozime
    • Vende pune
    • Pyetje / Përgjigje
  • Lajme
  • Kontakti

Delegacioni nga MZHR-së përfundon vizitën zyrtare në Kroaci

Delegacioni nga MZHR-së përfundon vizitën zyrtare në Kroaci

21 maj 2024

SHARE
PRINT

Në vazhdën e vizitës zyrtare në Kroaci, ne ditën e tretë - me datë 17.05.2024 - delegacioni nga Ministria e Zhvillimit Rajonal u prit nga Zëvendës Ministrja e Zhvillimit Rajonal dhe Fondeve të BE-së, znj. Spomenka Đurić dhe Drejtorët e Departamenteve përkatëse. Gjatë takimit u prezantuan objektivat e strategjisë nacionale dhe programit qeveritar për zhvillimin rajonal në Kroaci si dhe u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit konkret në mes të dy vendeve në rrugëtimin e vendit tonë në integrimin evropian, asistencën në përgatitjen e projekteve për aplikim në fondet e BE-së si dhe në përfshirjen e Kosovës si vend i tretë në projektet që është përfituese shteti Kroat. Në takim mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, z. Martin Berishaj dhe ish deputetja shqiptare në Kroaci, znj. Ermina Lekaj Perlaskaj.


Agjenda e ditës së tretë vazhdoi në Splitit, në takim me Nënkryetarin e Prefekturës së Dalmacisë, z. Ante Sosic dhe me Rektorin e Universitetit të Splitit, Prof. Dr. Sc. Dragan Ljutic. Në këtë takim u diskutuan mundësit konkrete të bashkëpunimit me Prefekturën Split, si rajon zhvillimor me potencial shumë të madh në turizëm, ekonomi dhe arsimit.

Falënderim i veçantë i takon ish deputetit dhe kryetarit të grupit parlamentar të miqësisë Kroaci - Kosovë z. Ante Bačić, për iniciativat dhe konkretizimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Dita e katërt e vizitës vazhdoi në qytetin e bukur të Splitit konkretisht në Qendrën e Unionit Shqiptar, ku delegacioni i MZHR-së u prit nga Nënkryetari i qytetit të Splitit, z. Stipe Cogelja dhe Kryetari i Unionit Shqiptar, z. Milaim Shukaj me disa nga afaristët më të suksesshëm të Splitit. Në takim u diskutuan tema të ndryshe të bashkëpunimit dhe në veçanti vizita që një delegacion nga Prefektura e Splitit do t'i bënin Kosovës pas pak ditësh. Pas takimit në ambientet e Unionit Shqiptarë, bashkë me nikoqirët e takimit delegacionit nga MZHR vazhdoi në sheshin kryesor në qendër të qytetit të Splitit, ku ishte organizuar Panairi i Shkollave të Mesme, meqë rast u prezantuan ofertat për drejtimet që do zgjedhin semi maturantët e këtij viti.
 

Lajme të tjera

Ministri Damka viziton Komunën e Ferizajt Ministri Damka viziton Stacionin e Autobusëve në Mitrovicë Ministri Damka viziton Komunën e Gjakovës Ministri Damka viziton Komunën e Podujevës

Ministria

  • Organizimi
  • Politika dhe Strategjitë
  • Shpallje
  • Lajme
  • Kontakti

Shpalljet

  • Ftesa & Njoftime
  • Prokurimi publik
  • Vende pune

Vegzat

  • Flamuri i Republikës së Kosovës
  • Kushtetuta e Republikës së Kosovës
  • Presidenti i Republikës së Kosovës
  • Kuvendi i Republikës së Kosovës

Adresa

  • Kati: X Ndërtesa ish Rilindja, Prishtinë
  • Tel: +383(0)38 200 64 526
  • arta.maloku@rks-gov.net
  • mzhr.rks-gov.net

© 2025 MZHR | Ministria e Zhvillimit Rajonal

logo