Sot më datë 29.05.2024, Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal,z. Ali Tafarshiku së bashku me drejtorin e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në komunën e Prizrenit z. Ramadan Tarashaj vizituan Odën Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit ku u pritën nga kryetari i Odës së Prizrenit z. Afrim Tejeci, koordinatorja znj. Zejxhane Celina dhe anëtarët e Odës.
Zëvendësministri z.Tafarshiku informoi të pranishmit rreth granteve që po ofron ministria dhe mundësitë e përkrahjes së bizneseve.
Drejtori z.Tarashaj falënderioi zëvendësministrin z.Tafarshiku për bashkëpunimin dhe dhe e njoftoi për aktivitetet që do të jenë të përbashkëta në muajt në vijim, po ashtu për përkrahjen që është duke bërë komuna në avancimin e bizneseve.
U vizituan disa punëtori artizanale, ku nga afër u pa vlera artistike e prodhimeve, ku me duart e tyre me një vizion artistik transformojnë gurë të përpunuar në thesarë. Secila pjesë e punës së tyre mban shenjën e kreativitetit dhe origjinalitetit, si në filigran, lëkurë dhe shumë veprimtari të tjera.