Sot më datë 03.06.2024 Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku së bashku me znj.Arta Maloku- Udhëheqëse e DKP-së, vizituan komunën e Mitrovicës së Veriut ku u takuan me kryetarin e komunës z.Erden Atiq dhe diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit.
Z.Tafarshilu shprehi gatishmërinë që në emër të MZHR-së të përkrah komunën e Mitrovicës së Veriut me projekte që kontribuojnë në zhvillimin socio-ekonomik rajonal.
Z.Atiq falënderoi MZHR për vizitën dhe gadishmërinë për bashkëpunim.