Më datë 24.07.2024 Ministri Damka priti në takim Kryetarin e Bashkisë së Ankarasë të Republikës së Turqisë, z. Mansur Yavaş. Gjatë takimit, u diskutuan çështje që lidhen me zhvillimin rajonal dhe bashkëpunimin. Në takim morën pjesë gjithashtu, z. Mesut Özarslan, Kryetari i Bashkisë së Keçiören dhe z. Halil İbrahim Yılmaz, Kryetari i Këshillit të Qytetit të Ankarasë.
Gjatë takimit, u theksua veçanërisht bashkëpunimi midis ministrisë dhe pushtetit lokal, projektet infrastrukturore, aplikimet për qytetet miqësore me mjedisin dhe objektivat për zhvillim të qëndrueshëm. Z. Fikrim Damka shprehu dëshirën për të përfituar nga përvojat e Turqisë në fushën e urbanistikës dhe menaxhimit të qyteteve. Në këtë kuadër, ai u informua për projektet dhe aplikimet e suksesshme të Bashkisë së Ankarasë. Gjithashtu, Damka dha informacion mbi projektet e zhvillimit të Kosovës dhe shprehu dëshirën për të zgjeruar bashkëpunimin me Turqinë.
Z. Mansur Yavaş, nga ana e tij, theksoi rëndësinë e vazhdimit të marrëdhënieve miqësore në nivelin e pushtetit lokal. Ai shprehu gatishmërinë e Bashkisë së Ankarasë për të kontribuar në projektet e zhvillimit të Kosovës dhe për të ndarë përvojat e tyre. Yavaş gjithashtu theksoi nevojën për të rritur bashkëpunimin kulturor dhe social.