Më datë 23.08.2024 Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku së bashku me znj.Arta Maloku- Udhëheqëse e DKP-së, vizituan komunën e Junikut ku u takuan me kryetarin e komunës z.Ruzhdi Shehu dhe diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit.
Në këtë takim u prezantua thirrja publike për projekte kapitale PZHR2025 e cila pritet të hapet në muajin shtator. Zv. Ministri Tafarshiku shprehi gatishmërinë që në emër të MZHR-të përkrah komunën e Junikut me projekte që kontribuojnë në zhvillimin socio-ekonomik
Z.Shehu falënderoi MZHR për vizitën dhe gadishmërinë për bashkëpunim si dhe shprehu falënderimet për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar komunës së Junikut