Sot më datë 16.09.2024, Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka dhe Kryetari i komunës së Kamenicës z.Kadri Rrahimaj përuruan Parkun Teknologjik të Kamenicës projekt i bashkëfinancuar nga MZHR që kap vlerën totale të projektit prej 250,000 eurosh. MZHR ka siguruar 150,000 euro për këtë projekt dhe Komuna e Kamenicës me një kontribut prej 54,881.35 Euro.
Ministri z.Damka theksoi që Parku Teknologjik është shumë më tepër se një strukturë fizike. Ai është një hap drejt zhvillimit të një kulture të inovacionit dhe teknologjisë në Kamenicë.
Në këtë hapësirë, ne do të krijojmë mundësi për zhvillimin e aftësive digjitale, promovimin e startupe-ve, dhe nxitjen e sipërmarrësve të rinj, të cilët do të jenë pjesë aktive e zhvillimeve teknologjike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Qeveria dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal do të ofrojnë gjithmonë mbështetje të vazhdueshme dhe për të krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e ideve inovative në parkun teknologjik, duke garantuar që çdo sipërmarrës dhe inovator të ketë akses në burimet dhe përkrahjen e nevojshme për të realizuar projektet e tyre në mënyrë të suksesshme.
Ministri z. Damka në fund falendëroj Kryetarin z. Rrahimaj për bashkepunimin, si dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunime edhe më të gjëra gjatë viteve në vijim, gjithashtu falendëroj të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti, konkretishtë përgëzoj Cacttus Education, e cila ka fituar ankandin publik dhe është e ngarkuar me menaxhimin e këtij parku.
Ministri ishte i shoqëruar nga U.D.Sekreatari i Përgjithshëm z.Besim Kamberaj, këshilltart politik të Ministrit z.Ercan Silik dhe z.Muaz Kazazi si dhe stafi tjetër i MZHR-së.