Republika e Kosovës

Ministria e Zhvillimit Rajonal

SQ EN SR
  • Ballina
  • Ministria
    • Vizioni dhe Misioni
    • Rreth Nesh
    • Ministri
    • Kabineti i Ministrit
    • Zëvendësministrat
    • Sekretari i Përgjithshëm
  • Organizimi
    • Departamenti për Planifikim dhe Koordinim të Zhvillimit Rajonal
    • Departamenti për Performancë dhe Analiza Rajonale
    • Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave
    • Departamenti i Shërbimeve të Përgjithëshme
    • Divizioni i Auditimit të Brendshëm
    • Divizioni për Komunikim Publik
    • Divizioni i Prokurimit
    • Divizioni Ligjor
    • Divizioni për Buxhet dhe Financa
    • Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
    • Organogrami
  • Politika dhe Strategjitë
    • Koncept dokumentet
    • Strategjitë
    • Analizat Socio-Ekonomike
    • Politikat zhvillimore
    • Planet vjetore
    • Raporte Vjetore / Periodike
    • Publikime
    • Programet Zhvillimore
    • Konferenca Ndërkombëtare për Zhvillim Rajonal 2022
    • Plani i Integritetit
  • Legjislacioni
    • Ligjet
    • Udhëzimet Administrative
    • Rregulloret
    • Vendimet
    • Udhëzuesit e brendshëm
    • Memorandumet
  • Rajonet Zhvillimore
    • Rajoni Zhvillimor Qendër
    • Rajoni Zhvillimor Veri
    • Rajoni Zhvillimor Perëndim
    • Rajoni Zhvillimor Jug
    • Rajoni Zhvillimor Juglindje
    • Rajoni Zhvillimor Lindje
    • Rajoni Zhvillimor Jugperëndim
  • Shpallje
    • Ftesa & Njoftime
    • Prokurimi publik
    • Thirrje për propozime
    • Vende pune
    • Pyetje / Përgjigje
  • Lajme
  • Kontakti

Përfaqësuesit e MZHR-së vizitë zyrtare në Turqi për Thellimin e Bashkëpunimit Ndërkomunal në Kuadër të Projektit MARDI-CARITAS

Përfaqësuesit e MZHR-së vizitë zyrtare në Turqi për Thellimin e Bashkëpunimit Ndërkomunal në Kuadër të Projektit MARDI-CARITAS

20 shtator 2024

SHARE
PRINT

Nga data 11-14 shtator 2024, Drejtoresha e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (MZHR), znj. Refike Sülçevsi, së bashku me përfaqësues të projektit MARDI, Komunës së Fushë Kosovës dhe Caritasit Zvicerran, realizuan një vizitë zyrtare në komunat Keçiören dhe Mamak në Ankara, Turqi.

Në datën 11 shtator, delegacioni u prit nga Kryetari i Komunës së Mamakut, z. Veli Gündüz Şahin, ku u diskutuan mundësitë për bashkëpunim ndërmjet komunës së Mamakut dhe Fushë Kosovës. Palët u fokusuan në shkëmbimin e përvojave dhe potencialin për projekte të përbashkëta në të ardhmen.

Më 12 shtator, vizita vazhdoi në Komunën Keçiören, ku delegacioni u prit nga Nënkryetari i komunës, z. Atila Zorlu. Znj. Sülçevsi prezantoi programet MARDI dhe YENI, duke theksuar qëllimin e këtyre programeve për të krijuar bashkëpunim ndërkomunal në fushat ekonomike, kulturore dhe sociale. Nënkryetari i Komunës së Fushë Kosovës, z. Besnik Osmani, prezantoi arritjet dhe sfidat e komunës së tij dhe shprehu interes për të zgjeruar bashkëpunimin me Komunën Keçiören.

Vizita përfshiu edhe aktivitete të tjera kulturore dhe institucionale, si vizita në Muzeun e Ataturkut, Akuariumin dhe Parkun Zoologjik të Komunës Keçiören. Gjatë takimeve u theksua rëndësia e organizimit të mëtejshëm të takimeve në Kosovë dhe shkëmbimit të ideve për binjakëzim dhe projekte të përbashkëta.

Kjo vizitë zyrtare është një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet komunave të Kosovës dhe Turqisë, duke përfituar nga përvojat dhe mundësitë e zhvillimit të ndërsjellë.

Lajme të tjera

Ministri Damka viziton Komunën e Ferizajt Ministri Damka viziton Stacionin e Autobusëve në Mitrovicë Ministri Damka viziton Komunën e Gjakovës Ministri Damka viziton Komunën e Podujevës

Ministria

  • Organizimi
  • Politika dhe Strategjitë
  • Shpallje
  • Lajme
  • Kontakti

Shpalljet

  • Ftesa & Njoftime
  • Prokurimi publik
  • Vende pune

Vegzat

  • Flamuri i Republikës së Kosovës
  • Kushtetuta e Republikës së Kosovës
  • Presidenti i Republikës së Kosovës
  • Kuvendi i Republikës së Kosovës

Adresa

  • Kati: X Ndërtesa ish Rilindja, Prishtinë
  • Tel: +383(0)38 200 64 526
  • arta.maloku@rks-gov.net
  • mzhr.rks-gov.net

© 2025 MZHR | Ministria e Zhvillimit Rajonal

logo