Më datë 17 shtator 2024, Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, priti në takim ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë z. Aivo Orav.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në fusha të ndryshme të zhvillimit rajonal.
Ministri z.Damka e uroi ambasadorin z.Orav për detyrën e re dhe theksoi rëndësinë e përkrahjes së vazhdueshme të BE-së në përmirësimin e infrastrukturës dhe nxitjen e zhvillimit socio- ekonomik të rajoneve në Kosovë. Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për projektet ekzistuese dhe mundësitë për zgjerimin e tyre me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.
Nga ana tjetër ambasadori z.Orav shprehu gatishmërinë e tij për të punuar ngushtë me institucionet e Kosovës, duke vënë theksin tek prioritetet e përbashkëta për zhvillim rajonal.
Palët u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe nxitjes së një zhvillimi të qëndrueshëm socio-ekonomik në vend.