Më datë 30 shtator 2024, Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, realizoi një vizitë pune në komunën e Gjakovës, ku vizitoi vendin ku do të fillojnë punimet për renovimin dhe dixhitalizimin e shërbimeve në "Stacionin e Autobusëve në Gjakovë".
Ky projekt kapital është bashkëfinanxim nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe komuna e Gjakovës, i cili synon të përmirësojë infrastrukturën dhe cilësinë e shërbimeve të transportit publik duke i përshtatur ato me standardet moderne dixhitale.
Gjatë vizitës, zëvendësministri ndaloi dhe vizitoi projektin e përfunduar po ashtu i mbështetur nga MZHR, "Rruga që lidh fshatin Shqiponjë me fshatin Llugaxhi".
Ky projekt infrastrukture është me rëndësi të madhe për banorët lokalë të komunës së Gjakovës dhe komunës së Pejës, duke përmirësuar lidhjen dhe lëvizshmërinë mes dy fshatrave dhe duke ndikuar pozitivisht në zhvillimin rajonal të kësaj zone.
Në fund të vizitës, z. Tafarshiku së bashku me Zëvendësministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, z. Agon Dobruna, zhvilluan një takim me disa nga bizneset lokale në komunën e Gjakovë që vazhdojnë të ruajnë dhe promovojnë traditën zejtare të qytetit.
Ministria e Zhvillimit Rajonal ka ndarë për herë të parë fonde për mbështetjen e trashëgimisë kulturore dhe nxitjen e rritjes socio-ekonomike të bizneseve zejtare në vend.