Më datë 02.10.2024, Ministria e Zhvillimit Rajonal përuroi projektin mjedisor të radhës në shkollën e mesme të lartë “Odhise Paskali” në komunën e Pejës.
Projekti realizohet në kuadër të projektit "Ndikimi i Rinisë në Mjedis" - YENI , i financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, Caritas-i Zviceran dhe implementohet me mbështetje të OJQ “ Syri Vizion” nga Peja.
Me anë të këtij projekti Eko Klubi i shkollës ka arritur të siguroj burim të energjisë solare, në veçanti në rastet kur nuk ka furnizim të mirë të energjisë elektrike, sepse përpos arsyeve tjera në shkollën në fjalë ka disa drejtime profesionale të cilat kanë varsh mëri nga furnizimi i rregullt me energji elektrike.