Zëvendësministrat e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku dhe z. Elldin Uglari, më datë 03.10.2024 vizituan punimet e projektit multifunksional “Udha e Gurit” në Vushtrri, i cili është i mbështetur nga MZHR.
Zëvendësminostrat u njoftuan nga afër me intensitetin dhe përparimin e punimeve. Ky kompleks pritet të përfshijë fusha të tenisit, hendbollit, staza atletike, shtigje për ecje dhe kënde lodrash për fëmijë, duke përmirësuar infrastrukturën rekreative të qytetit. Projekti ka një vlerë prej 359,717.00 €.
Gjatë vizitës përfaqësuesit e MZHR-së u pritën nga Drejtori për Zhvillim Ekonomik dhe Investime Kapitale në komunën e Vushtrrisë z. Ergin Sunguri.
Z. Tafarshiku dhe z.Uglari gjithashtu vizituan bizneset që kanë përfituar nga skema e granteve të PZHRB për vitin 2024.