Republika e Kosovës

Ministria e Zhvillimit Rajonal

SQ EN SR
  • Ballina
  • Ministria
    • Vizioni dhe Misioni
    • Rreth Nesh
    • Ministri
    • Kabineti i Ministrit
    • Zëvendësministrat
    • Sekretari i Përgjithshëm
  • Organizimi
    • Departamenti për Planifikim dhe Koordinim të Zhvillimit Rajonal
    • Departamenti për Performancë dhe Analiza Rajonale
    • Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave
    • Departamenti i Shërbimeve të Përgjithëshme
    • Divizioni i Auditimit të Brendshëm
    • Divizioni për Komunikim Publik
    • Divizioni i Prokurimit
    • Divizioni Ligjor
    • Divizioni për Buxhet dhe Financa
    • Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
    • Organogrami
  • Politika dhe Strategjitë
    • Koncept dokumentet
    • Strategjitë
    • Analizat Socio-Ekonomike
    • Politikat zhvillimore
    • Planet vjetore
    • Raporte Vjetore / Periodike
    • Publikime
    • Programet Zhvillimore
    • Konferenca Ndërkombëtare për Zhvillim Rajonal 2022
    • Plani i Integritetit
  • Legjislacioni
    • Ligjet
    • Udhëzimet Administrative
    • Rregulloret
    • Vendimet
    • Udhëzuesit e brendshëm
    • Memorandumet
  • Rajonet Zhvillimore
    • Rajoni Zhvillimor Qendër
    • Rajoni Zhvillimor Veri
    • Rajoni Zhvillimor Perëndim
    • Rajoni Zhvillimor Jug
    • Rajoni Zhvillimor Juglindje
    • Rajoni Zhvillimor Lindje
    • Rajoni Zhvillimor Jugperëndim
  • Shpallje
    • Ftesa & Njoftime
    • Prokurimi publik
    • Thirrje për propozime
    • Vende pune
    • Pyetje / Përgjigje
  • Lajme
  • Kontakti

Mbahet Konferenca e Parë Shkencore Ndërkombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm Rajonal

Mbahet Konferenca e Parë Shkencore Ndërkombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm Rajonal

11 tetor 2024

SHARE
PRINT

Më datë 10 - 11 tetor 2024, u mbajt Konferenca e Parë Shkencore Ndërkombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm Rajonal, e organizuar nga Instituti i Kërkimit Shkencor për Zhvillim të Qëndrueshëm, Kosovë (IKSZ) e mbështetur nga Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Në emër të  Ministrisë së Zhvillimit Rajonal,  Dr. Refike Sülçevsi – Drejtoreshë e DIEKP, mbajti nje fjalim, ku përshëndeti të gjithë të pranishmit  dhe  theksoi rëndësinë e kësaj konference në avancimin e politikave të zhvillimit të qëndrueshëm të rajoneve zhvillimore në Kosovë.

Tutje znj. Sülçevsi theksoi që realizimi i Konferencës reflekton përkushtimin e MZHR-së për të nxitur politikat dhe strategjitë që përfaqësojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të balancuar në Kosovë dhe më gjerë. Kjo konferencë vjen në një moment të rëndësishëm për ne, pasi ajo jo vetëm që pasuron më tej punën tonë të deritanishme, por gjithashtu na ndihmon të zhvillojmë politika të reja që përballen me sfidat e tranzicionit demografik deri në vitin 2050.

Tema kryesore e konferencës ishte “Tranzicioni Demografik në 2050 dhe Politikat Rajonale”, temë e cila tërhoqi pjesëmarrjen e një numri të madh studiuesish, akademikësh, profesorësh dhe përfaqësues të institucioneve nga brenda dhe jashtë vendit. 

Në këtë konferencë shkencore u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në  Pejë dhe Universitetit të Rijekës Kroaci, marrëveshje e arritur fal angazhimit dhe vizitës zyrtare nga përfaqësuesit e MZHR-së në muajin Maj 2024 në Kroaci.

Dita e dytë e konferencës vazhdoi punimet sipas agjendës,  përfaqësuesit nga MZHR dhe delegacioni shkencor ndërkombëtar fillimisht realizuan takim në Rektoratin e  Universitetit të Gjakovës, pastaj vazhduan vizitën në  Qendrën e  Inovacionit “BONEVET” si dhe në fund vizituan  Çarshinë e Vjetër, artizanatet dhe objektin e trashëgimisë Kulturore “Xhamia Hadumit” në Komunën e Gjakovës.

Në këtë konferencë morën pjesë: dr. Refike Sülçevsi- Drejtoreshë e DIEKP në MZHR, Prof. Dr. Armand KRASNIQI - Rektor i Universitetit Haxhi Zeka – Pejë,  Prof. Dr. Tüzin BAYCAN - Universiteti Teknik i Stambolli dhe  President i Komitetit Kombëtar Turk të Shkencës Rajonale –Turqi, Prof. Assoc. Dr. Ana VINUELA Universiteti i Oviedos –Spanjë(ONLINE), Prof. Dr. Petraq Papajorgji Universiteti Europian i Tiranes –Shqipëri, Prof. Ass. Dr. Dimitrios Universiteti Bujqësor i Athinës – Greqi, Prof. Dr. Marinela Krstinić NIŽIĆ Prodekane për Zhvillim Prof. Ass. Dr. Elena RUDIN Prodekane për Marrëdhëniet e Biznesit -Universiteti i Rijekës Kroaci, dhe Prof. Ass. Dr. Filip RUXHO Instituti IKSZQ –Kosovë.

Lajme të tjera

Ministri Damka viziton Komunën e Ferizajt Ministri Damka viziton Stacionin e Autobusëve në Mitrovicë Ministri Damka viziton Komunën e Gjakovës Ministri Damka viziton Komunën e Podujevës

Ministria

  • Organizimi
  • Politika dhe Strategjitë
  • Shpallje
  • Lajme
  • Kontakti

Shpalljet

  • Ftesa & Njoftime
  • Prokurimi publik
  • Vende pune

Vegzat

  • Flamuri i Republikës së Kosovës
  • Kushtetuta e Republikës së Kosovës
  • Presidenti i Republikës së Kosovës
  • Kuvendi i Republikës së Kosovës

Adresa

  • Kati: X Ndërtesa ish Rilindja, Prishtinë
  • Tel: +383(0)38 200 64 526
  • arta.maloku@rks-gov.net
  • mzhr.rks-gov.net

© 2025 MZHR | Ministria e Zhvillimit Rajonal

logo