Në kuadër të vizites zyrtare në Hungari, Ministri i MZHR-së z.Fikrim Damka takoi homologun e tij në Hungari Ministrin e Administrates Publike dhe Zhvillimit Rajonal z.Tibor Navracsics. Gjatë takimit u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave. Ministri Z.Damka shpjegoj për kompletimin e kornizës ligjore për Zhvillim Rajonal, realizimit të programeve dhe dokumenteve strategjike ku shprehi gatishmërinë për një marrëveshje bashkëpunimi.
Ministri z.Navracsics falenderoj Ministrin për viziten dhe shpjegoj për punen e ministrisë, projektet dhe programet si dhe përpjekjet për zhvillim rajonal të balancuar sepse ka dallim të madh mes kryeqytetit dhe rajoneve tjera në zhvillim, gjithashtu shprehi gatishmërinë për bashkëpunim në fushën e zhvillimit rajonal dhe për një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim të përvojave.
Ministri Z.Damka ftoj për vizitë në Kosovë Ministrin z.Tibor Navracsics për konkretizim të marrëveshjes.
Ministri z.Damka ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Hungari z.Delfin Pllana, z.Besim Kamberaj Sekretar i Përgjithshëm si dhe këshilltar nga kabineti dhe diplomatë të ambasadës.