Në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari, Ministri i MZHR-së z.Fikrim Damka më datë 10.10.2024 vizitoi Zyren për Promovim të Zhvillimit të Hungarisë ku u prit nga Drejtori i kësaj zyre z. Gabor Foldvary me stafin e tij, i cili e njoftoj mininatrin per rolin e kësaj zyre dhe përkrahjen që ofron për institucionet lokale. Ministri z.Damka i falenderoj për pritjen dhe i njoftoj për punën e MZHR-së dhe ofroj bashkëpunim për shkëmbim të përvojave në hartimin dhe zbatimin e projekteve.
Ministri z.Damka në hapsirat e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Hungari priti edhe përfaqësuesit e autoritetit menaxhues z. Imre Csalagovits dhe znj. Simona Ene nga sekretariati i përbashkët i programit INTERREG DANUB, ku biseduan për këtë program dhe mundësinë e përfshirjes së Kosovës në të ardhmen në këtë program.
Vizita vazhdoi me takimin tjetër me Agjensine e Ndërmarrësisë të Budapestit ku u prit nga Drejtori i kësaj agjensie i cili prezantoj punen e kësaj agjensie dhe përkrahja e ndërmarrësve.
Më pas Ministri Damka vizitoi një biznes të mërgatës tonë në afërsi te Budapestit.
Ministri z.Damka ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Hungari z.Delfin Pllana, z.Besim Kamberaj Sekretar i Përgjithshëm si dhe këshilltar nga kabineti dhe diplomatë të ambasadës.