Me datë 17.10.2024 në ambiente të MZHR-së përkatësisht Departamentit për Përformancë dhe Analiza Rajonale/ Divizioni për Performancë të Zhvillimit Rajonal të Balancuar në bashkëpunim me UNISOFT Operatorin Ekonomik për krijimin e Sistemit për Matjen e Përformancës Rajonale.
Qëllimi i takimit ishte prezantimi i draftit fillestar të Sistemit për Matjen e Përformancës Rajonale.
Të dyja palet u dakorduan që të mbahen takime të rregullta koordinuese me qellim që sistemi të krijohet sipas kritereve dhe afateve të përfcaktuara në kontratë.
Ky sistem pritet ti kontribuoj zhvillimit rajonal te balancuar si sistem adekuat per matjen e performances rajonale.
Në takim morën pjesë z. Besim Kamberaj Sekretar i Përgjithshëm në MZHR, znj. Shyhrete Kastrati Drejtore e Departamentit për Përformancë dhe Analiza Rajonale, z. Finsik Meha, Menaxher i Projekteve në UNISOFT z. Dion Krasniqi dhe z. Arnis Halili zhvillues të sistemit, si dhe z. Xhevat Sefaj- Zyrtar për Zhvillim Socio-Ekonomik në MZHR.