Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, sot më datë 21.10.2024 ka vizituar nga afër projektin në “Parkun e Pishave” në Sllatinë, ku po investohet në ndërtimin e terreneve sportive dhe këndeve të lodrave për fëmijë. Parku është shndërruar në një atraksion për të gjitha grupmoshat duke tërhequr vizitorë.
Ky projekt është mbështetur nga MZHR dhe komuna e Fushë Kosovëes dhe synon të promovojnë jetën e shëndetshme dhe aktivitetet rekreative, duke shfrytëzuar resurset natyrore dhe krijuar hapësira sportive për komunitetin.