Më datë 24.10.2024, Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshkiku vizitoi punimet e projektit ku po investohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal në ndërtimin e Parkut të Aventurave në Komunën e Ranillugut.
Vendi ku po investohet ne realizimin e këtij projekti do të shndërrohet në atraksion për të rinjtë, sportistët dhe vizitorët. Ky park, së bashku me projekte të tjera, promovon turizmin dhe kontribuon në zhvillimin socio-ekonomik të kësaj zone.
Gjatë vizitës, Zëvendësministri z.Tafarshkiku u prit nga nënkryetari z.Arton Dubova dhe zyrtarë komunal.