Me datë 1 Nëntor në kuadër të vizitës zyrtare Turqi, Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, u takua me Ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë, z. Fatih Kaçır, në Forumin e Investimeve dhe Biznesit të Ballkanit të mbajtur në Edirne.
Në këtë takim të rëndësishëm, u diskutuan bashkëpunimi ekonomik, mundësitë e investimeve dhe projektet e përbashkëta në fushën e teknologjisë midis Kosovës dhe Turqisë.
Projektet, të cilat po shqyrtohen në kuadër të marrëveshjes aktuale mes Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Kosovës dhe Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë, u përmendën si hapa të rëndësishëm për të forcuar lidhjet e miqësisë dhe vëllazërisë midis dy vendeve tona, duke hapur horizonte të reja për zhvillimin ekonomik të shteteve tona.