Republika e Kosovës

Ministria e Zhvillimit Rajonal

SQ EN SR
  • Ballina
  • Ministria
    • Vizioni dhe Misioni
    • Rreth Nesh
    • Ministri
    • Kabineti i Ministrit
    • Zëvendësministrat
    • Sekretari i Përgjithshëm
  • Organizimi
    • Departamenti për Planifikim dhe Koordinim të Zhvillimit Rajonal
    • Departamenti për Performancë dhe Analiza Rajonale
    • Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave
    • Departamenti i Shërbimeve të Përgjithëshme
    • Divizioni i Auditimit të Brendshëm
    • Divizioni për Komunikim Publik
    • Divizioni i Prokurimit
    • Divizioni Ligjor
    • Divizioni për Buxhet dhe Financa
    • Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
    • Organogrami
  • Politika dhe Strategjitë
    • Koncept dokumentet
    • Strategjitë
    • Analizat Socio-Ekonomike
    • Politikat zhvillimore
    • Planet vjetore
    • Raporte Vjetore / Periodike
    • Publikime
    • Programet Zhvillimore
    • Konferenca Ndërkombëtare për Zhvillim Rajonal 2022
    • Plani i Integritetit
  • Legjislacioni
    • Ligjet
    • Udhëzimet Administrative
    • Rregulloret
    • Vendimet
    • Udhëzuesit e brendshëm
    • Memorandumet
  • Rajonet Zhvillimore
    • Rajoni Zhvillimor Qendër
    • Rajoni Zhvillimor Veri
    • Rajoni Zhvillimor Perëndim
    • Rajoni Zhvillimor Jug
    • Rajoni Zhvillimor Juglindje
    • Rajoni Zhvillimor Lindje
    • Rajoni Zhvillimor Jugperëndim
  • Shpallje
    • Ftesa & Njoftime
    • Prokurimi publik
    • Thirrje për propozime
    • Vende pune
    • Pyetje / Përgjigje
  • Lajme
  • Kontakti

MZHR mbanë punëtorinë tre ditore për Draft-Planin Strategjik Institucional dhe Rishikimin e PKZH për periudhën 2025-2027

MZHR mbanë punëtorinë tre ditore për Draft-Planin Strategjik Institucional dhe Rishikimin e PKZH për periudhën 2025-2027

12 nëntor 2024

SHARE
PRINT

Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) nga data 7-9 nëntor 2024, mbajti punëtorinë tre ditore për draftimin dhe përmirësimin e Planit Strategjik Institucional për periudhën 2025-2027 si dhe Rishikimin e PKZH për periudhën 2025-2027.

Në këtë punëtori morën pjesë: Zëvendësministrat z. Ali Tafarshiku dhe z. Elldin Uglari, Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së z. Besim Kamberaj, znj. Armenda Berani-Shala nga Zyra e Kryeministrit, z. Visar Rushiti- ekspert nga SIGMA, si dhe drejtorë të departamenteve dhe udhëheqës të njësive të veçanta të MZHR-së.

Punëtoria u hap nga Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së z. Besim Kamberaj, i cili theksoi që qëllimi i punëtorisë është finalizimi i Draft-Planit Strategjik Institucional të MZHR-së, përfshirë përcaktimin e objektivave strategjike të zhvillimit rajonal, vendosjen e objektivave operacionale për 2025, dhe harmonizimin e Planit Kombëtar për Zhvillim Rajonal për periudhën 2025-2027.

Punëtoria u realizua sipas agjendës tre-ditore dhe kishte për qëllim përgatitjen dhe përmirësimin e planit Strategjik Institucional ku u zhvilluan punime intensive në tri drejtime kryesore strategjike:

Shqyrtimi i qëllimeve afatgjata të MZHR-së në kontekstin e zhvillimit rajonal të Kosovës, të bazuar në Strategjinë për Zhvillim Rajonal 2020-2030.

Përcaktimi i Objektivave Operacionale për Planin Strategjik dhe Institucional për vitet 2025- 2027. Përcaktimi i aktiviteteve prioritare për vitin e parë të planit, duke vendosur afate të qarta për realizimin e tyre dhe ndarjen e përgjegjësive midis departamenteve përkatëse dhe

Rishikimi i Planit Kombëtar për Zhvillim Rajonal (PKZH) për periudhën 2025-2027 - Sigurimi i harmonizimit të PKZH-së me nevojat aktuale dhe të ardhshme për zhvillim rajonal duke theksuar rolin e MZHR-së në avancimin e projekteve strategjike të vendit.

Kjo punëtori ka për qëllim të forcojë kapacitetet e MZHR-së për planifikim strategjik dhe zbatim efikas të politikave, duke siguruar që vizioni dhe objektivat e ministrisë për periudhën 2025-2027 të jenë të realizueshme dhe të bazuara në analiza të thelluara të nevojave rajonale në vend.

Lajme të tjera

Ministria e Zhvillimit Rajonal realizon Konferencën “Roli i Universiteteve në Zhvillimin Socio-Ekonomik Rajonal të Balancuar” Zëvendësministri Ali Tafashiku realizoi vizitë zyrtare në Mal të Zi Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, u takua me Ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Kemal Memişoğlu, në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya. Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Damka merr pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalya

Ministria

  • Organizimi
  • Politika dhe Strategjitë
  • Shpallje
  • Lajme
  • Kontakti

Shpalljet

  • Ftesa & Njoftime
  • Prokurimi publik
  • Vende pune

Vegzat

  • Flamuri i Republikës së Kosovës
  • Kushtetuta e Republikës së Kosovës
  • Presidenti i Republikës së Kosovës
  • Kuvendi i Republikës së Kosovës

Adresa

  • Kati: X Ndërtesa ish Rilindja, Prishtinë
  • Tel: +383(0)38 200 64 526
  • arta.maloku@rks-gov.net
  • mzhr.rks-gov.net

© 2025 MZHR | Ministria e Zhvillimit Rajonal

logo