Me datë 12 dhjetor 2024 Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka u takua me Zëvendësen e Kryetarit të Bashkisë së Gaziantepit, znj. Zehra Ünal, dhe Dekanin e Fakultetit të Turizmit të Universitetit të Gaziantepit, Prof. Dr. Erdal Bay. Ky takim u fokusua në zhvillimin e marrëdhënieve miqësore mes dy shteteve dhe rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Gjatë takimit u diskutuan tema të ndryshme si zhvillimi rajonal, arsimi dhe projektet sociale, znj. Zehra Ünal ndau eksperiencat e Gaziantepit në projekte sociale dhe theksoi se këto projekte mund të ofrojnë modele të zbatueshme në Kosovë. Ndërkaq, Prof. Dr. Erdal Bay theksoi rëndësinë e bashkëpunimit akademik dhe shprehu mendimet e tij për zhvillimin e projekteve të përbashkëta, veçanërisht në fushën e arsimit.