Ministria e Zhvillimit Rajonal me datë 16.01.2025 mbajti takimin parapërgatitor për themelimin e Qendrave për Zhvillim Rajonal në rajonet zhvillimore, me qëllim të koordinimit dhe planifikimit të këtij procesi.
Bazuar në Ligjin NR. 08/L-190, neni 16, pas miratimit të akteve nënligjore që rrjedhin nga ky ligj, rregullorja për themelimin dhe organizimin e këtyre qendrave përcakton qartë obligimet që MZHR ka në lidhje me këtë proces.
Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e një koordinimi për përgaditjet, përgjegjësitë dhe angazhimet e secilës palë në procesin e themelimit të QZHR-ve.
Në takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së z. Besim Kamberaj, Drejtori i DPKZHR-së z. Ylber Çitaku, Drejtorët Ekzekutiv të pesë AZHR-ve si dhe përfaqësuesit e tjerë të MZHR-së.